INSTAT: Lënda e parë nga burimet e brendshme natyrore, rritje prej 3.2 %

0

Në vitin 2021, lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, e cila përfaqëson sasinë gjithsej të materialeve që përdoren direkt në ekonomi, ishte rreth 19,1 milionë tonë, duke shënuar një rritje prej 3.2 %, krahasuar me vitin 2020.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në raportin mbi llogaritë e flukseve të materialeve mjedisore për vitin 2021 rezulton se produktet “minerale jo metalike” zënë rreth 44 %, “biomasa” 39 %, “mineralet metalike” 10 % dhe “materialet e energjisë fosile” 7 % të materialeve gjithsej.

Sipas INSTAT-it, sasia gjithsej e importit të materialeve mjedisore në vitin 2021, ishte rreth 5.4 milionë tonë, e cila krahasuar me vitin 2020, është 11.45 % më e lartë. Pjesën më të madhe e zënë produktet e “biomasës” me rreth 1.5 milionë tonë të shoqëruar nga produktet “mineralet jo metalike” me rreth 1.2 milionë tonë.

Më pas renditen produktet “materialet fosile të energjisë” gjithashtu me rreth 1.2 milionë tonë, “mineralet dhe koncentratet metalike me 1.2 milionë tonë dhe në fund “produkte të tjera dhe mbetjet e importuara” me 0.4 milionë tonë.

Eksportet në vitin 2021, arritën një vlerë prej rreth 4.3 milionë tonë, duke pësuar një rritje prej 5.5 %, krahasuar me vitin 2020. Ndikim më të madh në rritjen e eksporteve të materialeve mjedisore e kanë dhënë “mineralet dhe koncetratet metalike”, eksportet e të cilave shënuan një rritje prej 15.2 %.

Gjatë vitit 2021, kanë pësuar rritje edhe eksportet e kategorive “biomasa” me 8.1 % dhe “produktet të tjera dhe mbetjet e eksportuara” me 6 %. Nga ana tjetër eksportet e kategorive “mineralet fosile të energjisë” dhe “mineralet jometalike” kanë pasur rënie përkatësisht me 1 % dhe 0.3 %.

/ata.gov.al