INSTAT: Mbi 84 mijë fermerë të pajisur me NIPT

10

Fermerët të cilët shesin produktet e tyre po regjistrohen në zyrat rajonale tatimore, duke u pajisur me numër identifikimi të personit të tatueshëm (NIPT).

Në këtë moment, fermerët zotërojnë personalitet juridik, e si të tillë janë objekt i regjistrit statistikor të ndërmarrjeve që INSTAT mirëmban dhe përditëson.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2022 është 84 369, duke shënuar një rritje me 34.1 % krahasuar me vitin 2021.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, fermerët e regjistruar në bashkinë Lushnjë zënë 11.1 % të fermerëve aktivë të pajisur me NIPT, ndërsa 254.6 % e fermerëve ushtrojnë aktivitetin ekonomik në ferma mikes dhe në kultivimin e perimeve. 10.8 % e fermerëve pronarë apo drejtues janë gra.

Nga 130 mijë ha tokë afërsisht hektarë që ishin nën ujë në vitin 2013, sot llogariten 225 mijë hektarë.

Qeveria po ashtu ka hartuar programe financimi për stimulimin e pikave të grumbullimit, frigoriferëve dhe linjave të përpunimit.

Nga ana tjetër eksportet e produkteve bujqësore në 8 vite u rritën me katërfish, ndërsa parashikohet që në fund të 2025-ës ato të shkojnë në 1 miliard dollarë.

/ata.gov.al