INSTAT nxjerr shifrat/ A e dini sa të huaj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri

44

Në fund të vitit 2019, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 13.507 banorë.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2019 ishte 8.241 aplikime.

Të huajt rezidentë me origjinë nga Italia janë 2.753, nga Turqia janë 1.730 dhe nga Kosova 1.703. Këta përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2019.

Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2019, me 55%.