INSTAT zbulon shifrën, sa milionë të huaj e vizituan Shqipërinë këto 10 muaj

26

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë dhjetëmujorit të 2021, është 5.177.116.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri shënoi rritje me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Nga këta mbi 4.9 milionë shtetas udhëtuan për pushime apo vizitë te të afërm, ndërsa 82 582 shtetas udhëtuan për qëllime biznesi dhe profesionale.

Sipas INSTAT-it, përgjatë dhjetëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dhjetëmujorit të 2021, është 3.534.819. Ky tregues është rritur me 42,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.