Internet falas për studentët në Qytetin Studenti

194

Të gjithë studentët të cilët jetojnë në Qytetin Studenti do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë shërbimin e internetit.

Pas ofrimit të shërbimit “Free Wi-Fi” në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës ka startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e internetit falas edhe në kampusin e “Qytetit Studenti”.

Të gjithë dhomat e studentëve në të gjitha godinat e këtij kampusi do të jenë të pajisura me internet, ndërkohë që akses do të ofrojnë edhe sallat e leximit.

Për të lehtësuar jetën e studentëve në këtë kampus, Bashkia e Tiranës ka vendosur që shërbimin e internetit falas ta ofrojë edhe në të gjithë ambientet publike.