Internet në çdo shtëpi të globit, projekti nga hapësira që do sjellë një epokë të re

64

Ky projekt konsiston në dërgimin e shumë satelitëve në hapësirë me qëllimin që të përcillet internet në çdo shtëpi anë e mbanë globit. Ky projekt, është produkt i Elon Musk, ku mesa duket pajisja e tij ka marrë miratimin dhe njerëzit e parë do të fillojnë ta përdorin atë në javët që vijnë.

Bëhen publike detajet e projektit më të ri të SpaceX “Starlink”.

Të interesuarve do t’u mundësohet pajisja me një dekoder, me të cilin do të kenë mundësi të përdorin internetin. Ku sipas Elon Musk, pajisja ka aftësinë të përshtatet automatikisht në mënyrë që të jetë sa më drejt me satelitin. Pajisja nuk do ketë nevojë të instalohet nga ekspertë, por mjafton të ketë një pamje të qartë të qiellit.

Kompletimi i projektit mund të kushtojë 10 miliardë dollarë ose më shumë, sipas Gwynne Shotwell, presidenti dhe shefi operativ i SpaceX. Por Musk tha gjatë një thirrjeje me gazetarët të mërkurën se ky projekt mund ti sjellë kompanisë ndoshta 30 deri në 50 miliardë dollarë në vit.

“Ky është rrjeti i ri më emocionues që kemi parë për një kohë të gjatë”, tha për Business Insider, Mark Handley, një studiues kompjuterësh në University College London, i cili ka studiuar Starlink. Ai shtoi se projekti mund të ndikojë “potencialisht jetën e të gjithëve”. 

Vendosja e pjesshme e Starlink do të sillte benefite në sektorin financiar si dhe internet me brez të gjerë në zonat rurale dhe të largëta.