Interneti në Shqipëri më i liri në rajon

77

Telefonat celularë janë bërë tashmë një mjet i pandashëm nga dora e njeriut, duke e çuar komunikimin në një tjetër nivel. Por që smartphone-t të jenë multifunksionale duhet që të lidhen me internet.

Tashmë telefonata, shkëmbimi i mesazheve, përditësimi i hartave në telefon kërkojnë internet. Në Shqipëri një giga trafik interneti kushton mesatarisht 3.22 dollarë, më lirë se në të gjithë rajonin, sipas Cable, një kompani britanike e cila merret me krahasimin e produkteve dhe shërbimeve së sektorin e IT-së.

Së fundmi kjo kompani ka publikuar të dhënat mbi ofertat në vende të ndryshme të trafikut të internetit nëpërmjet një karte SIM.

Në Ballkanin Perëndimor, pas Shqipërisë, internetin më të lira e ka Bosnje dhe Hercegovina me 3.58 dollarë, ndërsa në Maqedoni kushton 3.62 dollarë.

Internetin më të shtrenjtë në rajon e kanë malazezët dhe serbët. Në hartën e publikuar nga Il Sole 24 Ore, në Malin e Zi një giga trafik internet kushton 4.26 dollarë, ndërsa në Serbi po aq kushton 4.83 dollarë.

Megjithatë në vende të ndryshme të Europës dhe globit, çmimi mesatar për një giga trafik internet kushton nga njëri vend në tjetrin. Për këtë ju sjellim si shembull dy vendet tona fqinje, të cilëve pjesës më të madhe prej nesh i kanë vizituar, apo mund t’i vizitojnë në një të ardhme të afërt. Në Itali një giga trafik interneti kushton mesatarisht 1.73 dollarë, ndërsa në Greqi e njëjta sasi kushton 32.71 dollarë, duke u renditur kështu ndër vendet më të shtrenjta.

Vendi më i shtrenjtë në Europë sipas të dhënave të Cable.co.uk është Zimbabwe, ku nëse iu bie rruga ta vizitoni do të duhet të paguani rreth 75.2 dollarë.

Në Europë internetin më të shtrenjtë, përveç Greqisë, do ta gjeni në Zvicër, ku një giga trafik kushton rreth 20.22 dollarë, Norvegji, 13 dollarë, Belgjikë 12.3 dollarë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njëjta sasi interneti kushton 12.02 dollarë.

Vendi me koston më të lirë është India, ku sipas kompanisë anglezë një giga trafik interneti kushton vetëm 21 cent.