Inva Mula, koncert në Koper në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare”

132

Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi.

Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”.

Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti.