“Inventarizim” i faunës së parkut të Prespës me kamerat kurth

0

Kamerat e kurthit të vendosura në Parkun Kombëtar të Prespës, të mundësuara falë bashkëpunimit të hershëm me Parkun Kombëtar “Pylli Bavarez”, kanë dhënë së fundmi një inventar mjaft të pasur të faunës në këtë zonë.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje të specieve të fotografuara nga këto kamera.

“Një ndër speciet më të fotografuara është Rrëqebulli i Ballkanit ( Lynx Lynx), ndër llojet më të rëndësishme në vendin tonë”, theksoi AKZM.

Parku Kombëtar “Prespa” hynë në zonat e mbrojtura në kategorinë 2, vendim i cili është shpallur në vitin 1999. Përfaqësuesit specifikë të florës dhe faunës në park janë venja (Juniperus excelsa), (Centaurea prespana), (Viola eximia), dhia e egër e Ballkanit (Rupicapra r. balcanica), ariu i murrmë (Ursus arctos) pelikani kaçurrel (Pelicanus Crispus).

Monumente natyre në park janë: Venjat e Kallamasitrit, Zgavra e Zaverit, Dushqet e Manastirit Djellas, Ishulli i Maligradit, Gurët e Mumjes, Shpella e Trenit.

/ata.gov.al