Investim në Klinikën Stomatologjike Universitare dhe shërbime falas për kategoritë në nevojë

162

Pas 18 vitesh, në Klinikën Stomatologjike Universitare është investuar në pajisje moderne, që ofrojnë edhe shërbime të reja që nuk ekzistonin më parë, duke vendosur kështu një standard të ri në shërbimin stomatologjik publik.

Në këtë klinikë janë vendosur 8 unite dentare të gjeneratës së fundit, që garantojnë cilësinë më të lartë të shërbimit dhe sterilitet maximal.

Pajisjet e vendosura në Klinikën Stomatologjike Universitare janë të çertifikuara sipas standardit Europian me kontrollin automatik të burimit të rrezeve. Kategoritë në nevojë, duke filluar nga fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e institucioneve të kujdesit social i marrin të gjitha shërbimet falas. Ndërsa shërbimet profilaktike, mjekuese dhe mikrokirurgjikale janë falas për të gjithë qytetarët.

Në këtë klinikë të vendosur brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë marrin shërbim rreth 18 mijë pacientë në vit. Janë të punësuar 46 punonjës (mjekë stomatologë, laborantë, radiologë, etj). Gjithashtu si një kampus universitar, kjo klinikë shërben si bazë praktike mësimore për rreth 350 studentë në vit.