Investime në fshatin Drenovë, pjesë e projektit “100 fshatrat”

40

Drenova është pjesë e projektit “100 fshatrat” dhe një nga prioritetet e Bashkisë Korçë, për ta shndërruar atë ashtu si Dardha e Voskopoja, në një destinacion turistik.

Pas punës për rehabilitimin e rrugës në një nga zonat më të veçanta në Shqipëri Parkut Kombëtar “Bredhi i Drenovës”, një perlë e natyrës, puna po vazhdon brenda fshatit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Shumë shpejt Drenova do të shndërrohet në një nga destinacionet më të vizituara për turizëm familjar dhe sportet e aventurës.