Investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore

3

Në autostradën Tiranë-Durrës po pastrohen trafikndarëset dhe mbeturinat, ndërsa në bajpasin e Fierit dhe segmentin Levan-Vlorë po kryhet pastrim dhe skarifikim i bankinës. Punime riparuese me asfalt po zhvillohen në Levan-Dames, ndërsa në Tiranë-Elbasan dhe Elbasan-Rrogozhinë po rregullohen bankinat mbrojtëse.

Gjithashtu, në akset Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit dhe Ura e Bunës-Muriqan po riparohet sinjalistika dhe pastrohen kanalet, ndërsa në Pukë-Fushë-Arrëz-Kalimash po largohen gurët dhe inertet.

Rrjeti rrugor kombëtar përbëhet nga 3600 km rrugë, ndaj mirëmbajtja përfshin nivelime, drenazhime dhe mbishtresa asfaltike për të parandaluar degradimin.