Investimet në fshat, 4.5 mln USD për mbështetjen e fermave të vogla

93

Një fond prej 4.5 milionë dollarësh do të përdoret nga Ministria e Bujqësisë për fermerët e vegjël dhe diversifikimin e bujqësisë në tre vitet e ardhshme, përmes këshillimit për të përmirësuar mundësinë e tyre për thithjen e granteve që jepen nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare. Ky është dhe qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar midis FAO-s dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) evidenton si shqetësim varfërinë që mbizotëron në fshatra dhe varësinë e tyre ndaj emigracionit, duke kërkuar përdorim të mirë të fondeve në funksion të zhvillimit rural.

Programi do të zbatohet në vitet 2019-2021, ndërsa një ndër problematikat aktuale të fermerëve është informaliteti i lartë i cili bën që të jenë të përjashtuar nga grantet që jepen për mbështetjen e tyre.