Investimi 4.6 miliardë lekë/ Vlora me bregdet të pastër për sezonin turistik

50

Qyteti i Vlorës do të ketë një bregdet të pastër për sezonin turistik të këtij viti. Kjo, falë një investimi të realizuar në rrjetin e kanalizimeve në qytet.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka hartuar këtë projekt që tani po zbatohet. Në zonën e ish-Fabrikës së Çimentos po punohet për shtrimin e rrjetit të ri të kanalizimeve.

Për sezonin turistik të këtij viti “Lungomare” do të jetë tërësisht e pastër nga ujërat e zeza.