Investimi 47 milionë lekë në rezervuarin e Okshtunit, 450 ha tokë bujqësore hyjnë në sistemin e ujitjes

29

Rezervuari i Okshtunit, Njësia Administrative Lekaj, Rrogozhinë është një nga ujëmbledhësit e rëndësishëm për vaditjen në e tokave bujqësore të kësaj zone.

I rehabilituar plotësisht, tashmë ky rezervuar i shërben fermerëve në katër fshatra të Rrogozhinës për rritjen e prodhimit bujqësor.

Një investim i kryer nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vlerën e 47,897,923 lekë, ka bërë të mundur rikonstruksionin e digës së këtij rezervuari

Me një sipërfaqe prej 86 Ha, ky rezervuar shërben për vaditjen e rreth 450 Ha tokë bujqësore në fshatrat Okshtun, Gërmenj, Zambishë, Kryeluz dhe gjithë zonën përreth.