Shkolla e re “Lasgush Poradeci” në Kombinat është gati të presë 1300 nxënës, shumë herë më e bukur, me auditore, laboratorë modernë, si dhe me fusha sportive.
Shkolla e re “Lasgush Poradeci”, që pritet të hapë së shpejti dyert për nxënësit, po rindërtohet me ndihmën e Fondit të Zhvillimit të Katarit.
Ky institucion i ri arsimor do të plotësojë të gjithë nevojat e nxënësve të Kombinatit.
Përveç shkollës së re, në Kombinat është hapur edhe Qendra e re sociale, e cila do t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre që janë në vështirësi ekonomike.