Investimi në rrjet, merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm për dy lagje në Tiranë

135

Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë “Shkollës së Baletit”.

Punimet për këtë zonë u finalizuan me një ritëm të shpejtë për të rritur ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Paralelisht ekipet e punës riparuan menjëherë defektin në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Bardhok Biba”. Me bashkëpunimin e ngushtë të qytetarëve, Bashkia përfundoi me shpejtësi riparimin e defektit të shfaqur.