Inxhinieri shqiptar drejton projektin e trenave inovativë në Zvicër

358

Afro 200 trena dy katësh, të shpejtë dhe me elektricitet, priten të ndërtohen nga kompania ‘Bombardier’, ndersa 12 prej tyre kanë filluar të qarkullojnë në Zvicër.

Në krye të këtij projekti është vendosur Xhinol Alilaj, inxhinier me preardhje nga Kosova, babai i të cilit emigroi në Francë, për ta marrë pastaj pjesën tjetër të familjes në vitet 90.

Alilaj që ishte lindur e rritur në Komunën e Rahovecit, vazhdoi shkollimin në Francë si inxhiner e më pas shëtiti botën me punë në këtë profesion.

Ai tani punon në kompaninë ‘Bombardier’ si menaxher i projektit të trenave të shpejtë, të cilët funksionojnë me rrymë, të cilën e prodhojnë vetë gjatë lëvizjes.

Ai ka treguar specifikat e trenave që prodhohen në këtë projekt që është investim gjigand në Zvicër

“Projektin të cilin jemi tash duke punu është një projekt për Zvicrën, bëhet fjalë për 200 trena. Është treni dy katësh, shpejtësia e këtij treni është 200 kilometra në orë, ka konfiguracione të ndryshme, ka vagonë të cilët janë më restaurant, ka lodra për fëmijë, është me alumin. Trenat të cilët i prodhojmë ne funksionojnë me rrymë, 15 kiloëatë. E kanë një sistem që ia lejon trenit të shkojë me shpejtësi më të madhe edhe konfori i pasagjerit është më i madh, nuk i ndjen lëvizjet e trenit”, tha Halilaj