IPARD II/ Aplikimi për pajisje bujqësore, lehtësira për investimet nën 100 000 euro

33

Aplikantëve në programin IPARD II, për investime nën 100 mijë euro, në pajisje dhe mekanikë bujqësore, nuk ju kërkohet vendi i origiinës se nga cilat shtete vijnë këto makineri.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, në ndryshe nga investimet në industrinë përpunuese dhe agropërpunim, kur pajisjet dhe linjat e prodhimit duhet të jenë me patjetër me markë nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin e mekanikës bujqësore, siç janë p.sh traktorët, nuk kërkohet vendi i origjinës.

“Ato mund të importohen edhe nga USA apo vende të tjera” bën të ditur AZHBR, sipas së cilës është kusht që këto mjete bujqësore të mos e kalojnë vlerën e 100 mijë eurove.

AZHBR, bën të ditur se fermerët po rrisin interesin për të aplikuar në fondet e programit IPARD II, i cili mbështet me grante investimet në sektorin rural, ku padyshim bëjnë pjesë edhe investimet në mekanikë bujqësore