IPARD II/ Makineritë bujqësore, mbështetje fermerëve deri në 60% grant

22

Programi IPARD II, adreson 60% grant për fermerët dhe subjektet e tjera që investojnë në mekanikë dhe teknologji të reja bujqësore.

Krahas përgjysmimit të çmimit të naftës për bujqësinë, tashmë është edhe thirrja e e tretë e programit IPARD II (10 dhjetor- 25 janar 2021) që mbështet financiarisht, investimet në mekanikë bujqësore, që konsiderohet një nga faktorët kryesorë në rritjen e prodhimit dhe të të ardhurave familjare.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ka publikuar udhëzimin përkatës për të përfituar nga Masa 1 e thirrjes së tretë të programit IPARD II që mbështet me grante investimet në automjetet bujqësore.

Sipas AZHBR-së, investime, në masën 1: “Investimet në asete fizike të fermave bujqësore”  do të respektojnë legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, në veçanti në lidhje me kufijtë e emetimeve të gazrave dhe grimcave të ndotësve.

Për ‘furnizimet’ (për shembull traktorë) me një vlerë të kontratës më pak se 100 000
EURO (pa TVSH), nuk ka kufizime në lidhje me vendin e origjinës së furnizimeve. Pra
dhe traktorë nga vendet jashtë BE-së janë të pranueshëm. Sidoqoftë, të gjithë duhet të
respektojnë legjislacionin e BE-së.