iPhone SE2, Apple gati për modelin më të ri. Ja sa kushton

60

Vitin e ardhshem, Apple do të nxjerrë variantin e ri të SE-së që pati prezantuar në 2016-tën.

SE 2 do të ketë dizajnin e iPhone-it të fundit përpara revolucionit të gjeneratës X, por me një procesor më të fuqishëm, të ngjashëm me atë të iPhone 11.  E gjithë kjo, me një çmim të konsideruar mjaft ekonomik: 399 dollarë.

Ky ishte në fakt dhe objektivi i gjigantit të teknologjisë, të cilin e pati parasysh edhe kur paraqiti SE-në përpara tre viteve. Variant i fundit “kopjon” pak stilin e iPhone8 përsa i takon dizajnit. Ekspertët gjithashtu parashikojnë se ky buxhet ka të ngjarë të tërheqë mjaft njerëz që ende përdorin iPhone 6 dhe 6s, të cilët mendohet se ende preferohen nga 200 milionë persona, megjithëse këto lloj telefonësh janë lancuar pesë vite më parë.

Shpresat janë që pajisja e re të jetë një “shtytës kryesor i rritjes” për Apple- in vitin e ardhshëm.