Irma Kurti fiton çmimin e parë me poezinë kushtuar emigrantëve

23

Poetja shqiptare Irma Kurti nderohet me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Picàturi de suflet” , në seksionin e poezisë në gjuhë të huaj.

Poezia fituese titullohet “I dashur, ti s’mund ta dish”. Ky konkurs ka lindur nga një ide e shkrimtares rumune Liliana Liciu dhe shkrimtarit italian Francesco Gemito, të cilët janë edhe presidentët e Konkursit, për të krijuar një binjakëzim letrar midis vendeve

Irma Kurti është fituese e shumë çmimeve prestigjioze; pak kohë më parë ajo u nderua me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali, si dhe me çmimin: “Leonardo da Vinçi 2021” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Leçe.