ISHP publikon 6 masa të reja: Si të mbroni vetën, familjen dhe Shqipërinë

75

Instituti i Shëndetit Publik publikoi sot 6 masa kryesore se si mund të mbrosh veten nga koronavirusi.

1. Laj duart rregullisht me ujë dhe sapun ose fërkoji me alkool kur nuk duken të ndotura
2. Praktiko higjienën respiratore në gropën e bërrylit ose në kartëpecetë. Mbulo gojën dhe hundën kur kollitesh ose teshtin; hidh kartëpecetën në kosh të mbyllur dhe laj duart
3 Mbaj distancë të paktën 1 metër veçanërisht nëse kollitesh, teshtin ose ke temperaturë
4. Shmang prekjen e syve, gojës, hundës
5. Maskat dhe pajisjet mbrojtëse personale janë të dobishme nëse jeni sëmurë, kur kujdeseni për dikë që është sëmurë dhe në shërbime shëndetësore
6. Nëse nuk ndjehesh mirë qëndro në shtëpi por nëse ke temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje kontakto Urgjencën Mjekësore në nr 127. Ndaj historinë e udhëtimit, kontaktet që ke pasur me persona të sëmurë.