Ishulli i Pelikanit në Divjakë, live edhe nga telefoni

44

Në Ishullin e Pelikanit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka një sistemi vrojtimi video 24/7 që ka për qëllim vrojtimin dhe njohjen me folezimin e pelikanëve si një nga speciet më të veçanta të parkut.

Ky sistem vrojtimi është i aksesueshëm nga vizitorët dhe turistët e parkut nëpërmjet një ekrani që gjendet tek qendra e vizitorëve. Qëllimi është të informoj turistët mbi rëndësinë e pelikanit.

Vrojtimi live i jetës së pelikanëve dhe habitateve të tyre bëhet dhe nga grupe studentësh për qëllime studimore.

Sistemi i vrojtimit është mbështetur në kuadër të projektit ”Forcimi i Mekanizmave Financiar për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri” që po zbatohet nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe me mbështetjen financiare të GEF.

Tani pamjet live të këtij ishulli mund të shikohen edhe nga telefoni, përmes sistemit të kamerave.