Ismail Kadare shëtitje nga liqeni, rrethohet nga simpatizantët

62

I konsideruar si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, Kadare është fotografuar ditën e djeshme në Parkun e Madh të Liqenit Artificial duke shëtitur në rrugicat dhe oazin e mrekullueshëm që ofron ky park i transformuar tërësisht.

Sikurse shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga miku i tij Cerciz Loloci, Kadare për disa momente është ulur në stolat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Kanë qenë jo pak vizitorë të Parkut të Liqenit që e kanë ndalur për të përshëndetur shkrimtarin e tyre të preferuar, i cili shumë shpejt do të ketë edhe një muze në kryeqytet