Ismail Kadare triumfon mes 350 autorësh botërorë, fiton çmimin “autori më i mirë i kësaj epoke”

16

Çmimi “Pak Kyongni“ iu dha Ismail Kadaresë si ‘autori më i madh i kësaj epoke’. Gjeniu I letrave shqipe triumfoi në një garë që zgjati një vit një mes 350 autorëve botërorë. “Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës.

Dy muaj iu deshën këtij komisioni për të shpallur fituesin, pas një procesi te kujdesshëm seleksionimi që kishte parë të skualifikoheshin kandidatët në tri fazë, duke lënë në fund në konkurrim vetëm 5 prej tyre.

Mediat vendase theksojnë se shkrimtari i madh shqiptar është përkthyer e botuar 45 gjuhë të botës, dhe se cilësohet si “ambasador i letërsisë në botë”. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet në 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut. Çmimi shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh.