Ismail Kadare vlerësohet në Kosovë me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

361

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare. Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe. Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Burimi: Gazeta Shqip