Ismet Lile pas 14 vitesh emigrimi në Greqi u kthye në vendlindje në fshatin Katundishtë të Këlcyrës, ku bashkë me vajzën e tij investuan në shtëpinë e vjetër të gjyshit, duke e kthyer në një bujtinë të bukur që sot mirëpret qindra vizitorë.
Ata janë një tjetër shembull frymëzimi se si dy breza at e bijë, u kthyen në rrënjët e vjetra të familjes duke mbajtur gjallë jo vetëm kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha duke ndërtuar një të ardhme të sigurt ekonomike, që siç thotë Ismeti është shumë më mirë se në kurbet.