Itali/ Njihuni me “Chef” Silvanën, shqiptarja e dyta në rang vendi në konkursin e kulinarisë

16

Shqiptarja Silvana Musej, prej vitesh jeton në Cuneo të Italisë. Ajo u bë kuzhiniere në mënyrë krejt të rastësishme kur punonte në lokal. Silvana Musej nuk e mohon asnjëherë origjinën e saj shqiptare.

Prej gjashtë vitesh Silvana Musej është shefe kuzhine në një restorant në Cuneo, “Relais Cuba”, por pasioni dhe angazhimi i saj në gatim nisi 15 vite më parë.

Javët e fundit shqiptarja Musej ka përfaqësuar Cuneo-n në një konkurs kushtuar uthullës balsamike, ku dhe është renditur e dyta si përfaqësuese e rajonit të Piemonte.

Silvana Musej është nënë e dy fëmijëve, punon në Relais Cuba në Cuneo. Në konkursin kombëtarë kushtuar uthullës balsamike “Balsamic Uthull Balsamicando”. Ajo është shumë e kënaqur nga ky çmim sepse sakfrificat e saj po shpërblehen.

Ajo u bë pjesë e gastronomisë krejt rastësisht, duke punuar fillimisht në banak e më pas në kuzhinë. Një punë që e mësoi të njoh dhe të zbulojë produktet, të vlerësojë dhe kombinojë shijet.

Silvana arriti të përgatisë dhe të prezantojë recetën “Mish gici vjeshte”, fileto gici shoqëruar me kërpudha të shuara me uthull balsamike, lëng dardhe dhe krem kungulli me aromë trumze, qepë e kuqe e marinuar.

“E pabesueshme, arrita të renditem e dyta. Për mua ishte kënaqësi e jashtëzakonshme njerëzore dhe profesionale, ishte një shpërblim për shumë vite punë dhe lodhje. Kuzhina është jeta ime, unë kam ende shumë gjëra për të mësuar dhe shumë projekte, të cilat sigurisht do të përfshijnë edhe Shqipërinë time”.