Italia mban fjalën, akordon 95 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë

10

Qeveria italiane akordoi një fond prej 95 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro grant, për rindërtimin e objekteve publike që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Tiranë.

Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet në 3 drejtime. Së pari, në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit dhe në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile, ku eksperienca e mirënjohur botërisht e Italisë do të jenë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë