Ja 10 profesionet më të respektuara në botë

116

“Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?” është një prej pyetjeve që u bëhet më shpesh fëmijëve në të gjithë botën. Dhe përgjigjja mund të varet nga periudha në të cilën ne kemi lindur, sepse profesionet më të pëlqyera të një gjenerate janë ndryshe nga ato të një gjenerate tjetër.

Por cilat janë sot disa prej profesioneve më të respektuara në botë?

Sondazhi i fundit i realizuar nga fondacioni Varkey u shtri në 35 shtete, ku në secilin prej tyre u pyetën rreth 1,000 persona të administratës publike në lidhje me profesionet që ata mendonin që ishim më të repektuarat, duke u dhënë atyre që ata mendonin se ishin më pak të respektuarat nga 1 pikë (vlerësimi më i dobët) e më pas duke u rritur deri në 14 (vlerësimi më i lartë).

Profesione me status të lartë

Mjekët kryesuan këtë renditje si një prej profesioneve më të respektuara, të ndjekur më pas nga avokatët dhe inxhinierët. Më pas u renditën drejtorët e shkollave, profesion ky që sipas këtij sondazhi ishte më i vlerësuar sesa i mësuesve të shkollave nëntëvjeçare, që u renditën edhe më poshtë se oficerët e policisë, infermieret, financierët, etj.