Ja 10 vendet më të fuqishme të botës

104

Një raport vjetor është publikuar këto ditë në mediat e amerikane, ku paraqiten 10 vendet më të fuqishme në botë, nisur nga ndikim politik dhe financiar, si dhe potenca ushtarake.

Sipas renditjes më të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur pozicionin e vendit më të fuqishëm në botë në vitin 2019, duke u ndjekur nga Rusia, Kina dhe Gjermania.

Shtetet e Bashkuara janë përshkruar si “forca dominuese ekonomike dhe ushtarake në botë” dhe një vend që ka një ndikim të madh kulturor në mbarë globin, duke qenë se ajo manifestohet në libra, filma, muzikë dhe shfaqje televizive kudo.

Rusia përshkruhet si toka më e madhe në botë, ndërsa fuqia e madhe shpjegohet nga rritja ekonomike që vjen nga rezervat e naftës dhe qymyrit.

Kina ka popullsinë më të madhe në botë dhe gjithashtu ekonominë e dytë më të madhe në botë, sipas raportit, edhe pse miliona ende jetojnë nën nivelin e varfërisë në vend.

Në vendin e katërt dhe të pestë janë Gjermania, Britania e Madhe, e ndjekur nga Franca, Japonia, Izraeli dhe Arabia Saudite.