Ja 33 shërbimet elektronike të e-Albania që ofron Posta Shqiptare

162

Portali e-Albania është tashmë i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë 33 shërbimet elektronike të institucioneve publike, të ofruara nga ky portal.

Në listën e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset janë:

-Certifikatë personale;

-konfirmim për gjendjen aktive të mjetit;

-certifikatë familjare;

-vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti;

-vërtetim për pagimin e kontributeve për individin;

-vërtetim për përgjegjësitë tatimore;

-vërtetim për individ të paregjistruar në DPT;

-vërtetim për regjistrim të investitorit;

-vërtetim si punëkërkues i papunë;

-vërtetim për pagim detyrimesh;

-vërtetim për lejen e drejtimit;

-vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën);

-autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit;

-vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit;

-karta e shëndetit;

-vërtetim për posedim mjeti;

-vërtetim pensioni;

-ekstrakt i thjeshtë/historik (biznes);

-ekstrakt i thjeshtë/historik (qytetar);

-certifikatë regjistrimi, certifikatë nga akti i lindjes;

-vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi;

-lëshim kopje kartele të pasurisë;

-certifikatë nga akti i martesës;

-lëshim vërtetim pronësie;

-certifikatë nga akti i vdekjes;

-lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv);

-lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale;

-verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme;

-dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme;

-informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet;

-kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme;

-konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme.