Duke qënë se janë ditët e fundit të vitit 2016, Twitter në bazë të hashtageve të përdorura nga njerëzit në të gjithë botën, ka bërë një koleksionim të ushqimeve më të konsumuara dhe të postuara në rrjetet sociale përgjatë këtij viti.
1-Birra
Një nga pijet alkoolike të preferuara nga të dyja gjinitë, birra ka përdorim të gjerë në popullsi, siç dëshmohet dhe nga fotot dhe hashtagët e analizuar gjatë vitit 2016
2-Çokollata
Nuk ka vakt të plotë pa çokollatë, sipas postimeve në rrjetet sociale. Për të kënaqur shijen tuaj, si dhe për të qëndruar të shëndetshëm, mund të konsumoni çokollatë fondente (të zezë).
3-Ujë
Gjithkush ka nevojë për më shumë ujë dhe askush nuk pi mjaftueshëm. Prandaj dhe foto të gotave me ujë, të servirura bukur janë në toplistat e postimeve të vitit të fundit.
4-Pica
Të gjithë kanë dobësi të veçantë për picat. S’ka rëndësi shija, por konsumi i këtij ushqimi kaq të shijshëm, që mund të themi me bindje se këtë vit ka pushtuar botën.
5-Verë
Është raportuar se vera ka zënë një vënd të konsiderueshëm në hashtaget e vitit 2016, si një nga pijet më të konsumuara nga frekuentuesit e rrjeteve sociale, të cilët mund të themi se nuk janë të paktë!
Burimi: Shendeti.com.al