LinkedIn është rrjeti më i madh profesional në botë, me qindra miliona anëtarë që lidhin profesionistët nga e mbarë bota. Kolegji Abingdon & Witney japin 10 arsyet e tyre kryesore pse LinkedIn mund të jetë një vegël thelbësore për cilindo student që kërkon të hyjë në punë.
LinkedIn mund të përdoret si:
1-Mjet mësimi – që u mundëson studentëve që të mësojnë për bizneset e ndryshme, punonjësit e tyre dhe karrierat në dispozicion në ato kompani.
2-Rrjet i karrierës personale – që u mundëson studentëve që të lidhen me profesionistët biznesorë, të jenë të ekspozuar ndaj mundësive në vend të punës dhe të përmirësojnë prospektet e tyre të ardhshme ekonomike.
3-Mjet kërkimi – që u jep studentëve aftësinë për të kërkuar arsimim të mëtejmë dhe për të eksploruar se ku janë duke punuar studentët e mëhershëm, duke zhvilluar kështu aspiratat e tyre.
4-Mjet për CV – që u ndihmon studentëve që të zhvillojnë një CV online, duke qenë në gjendje kështu që të prezantojnë vetveten në mënyrë profesionale dhe konsistente për punëdhënësit e ardhshëm.
5-Mjet për kërkim pune – ku studentët mund të ruajnë kërkimet, të cilat do t’i njoftojnë ata për pozitat e ardhshme të hapura të punës bazuar në preferencat e tyre.
6-Mjet zbulimi – që u mundëson studentëve që të lexojnë artikuj të shkruar nga persona të njohur “ndikues” për t’u mësuar atyre falas njohuri dhe aftësi për biznesin, për t’i përgatitur për botën e punës.
7-Mjet rrjetëzimi – duke iu bashkuar grupeve që janë specifike për industrinë dhe duke komunikuar me profesionistë të të njëjtit mendim ata mund të gjejnë përgjigje në pyetjet e tyre.
8-Mjet për zhvillimin e aftësive – që u mundëson studentëve që të mësojnë se si të komunikojnë me profesionistë biznesi dhe të zhvillojnë etikën e tyre biznesore.
9-Mjet kërkimi – që u jep studentëve mundësinë që të gjejnë kompanitë dhe njerëzit e duhur me të cilët duan që të lidhen, në mënyrë që të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të dalin përballë vendim-marrësve.
10-Mjedis të sigurt – ku studentët mund të eksplorojnë dhe të zbulojnë se si të zhvillojnë rrjetin e tyre të karrierës personale per tu dalluar nga turma.