Ja efektet pozitive nga konsumimi i lëngut të domates

227

E kemi thuajse gjatë gjithë vitit në tryezat tona, por nuk e dimë se sa e shëndetshme është domatja. Domatja nuk njihet vetëm për antioksidantët e fuqishëm, por edhe për një sërë vitaminash e mineralesh të dobishme për shëndetin.

Ajo ka sasi të lartë të vitaminave A, B6, C, K, folate dhe tiaminë dhe është gjithashtu një burim i mirë i manganit, magnezit, kaliumit, fosforit dhe bakrit.

Disa arsye përse duhet të pini lëng domate:

1- Efekti antiinflamator

Studimet kanë treguar se një gotë lëng domate në ditë ndihmon në uljen e indikatorit individual për inflamacion me afro një të tretën.

2- Parandalimi i kancerit

Karotenoidet dhe lycopene në lëngun e domates, antioksidentë të fuqishëm ulin rrezikun e kancereve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mushkërive dhe prostatës. Hulumtimet kanë treguar se burrat që konsumojnë sasi të larta të likopenit, ulin rrezikun e kancerit të pankreasit, me 30%.

3- Ndihmon në tretje

Konsumi ditor i lëngut të domates, e mban mëlçinë të shëndetshme. Enzimat aktive të domatja ndihmojnë në tretje dhe nxisin lëvizjen e rregullt të zorrëve.

4- Përmirëson shikimin

Domatet  përmbajnë vitaminë A, e cila parandalon degjenerimin makular, ndihmon në përmirësimin e vizionit dhe parandalon verbimin e natës. Vitamina A konsiderohet të jetë një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në krijimin e një sasie të lartë  të betakarotenit në trup. Shumica e problemeve të syve, ndodhin për shkak të efekteve negative të radikaleve të lira dhe vitamina A është një antioksidant i fuqishëm.

5- Ul kolesterolin

Fibrat e pranishme në lëngun e domates ndihmojnë në shpërbërjen e kolesterolit të keq.

6- Kockat e forta

Qumështi njihet si pija magjike që ndihmon në shëndetin e kockave, por domatet gjithashtu kontribuojnë në formimin e kockave më të forta! Ajo përmban vitaminë K, një nga vitaminat më esenciale të lidhur me shëndetin e kockave. Vitamina K ndihmon aktivizimin e osteokalcinës, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e kalciumit brenda kockave.

7- Mbron kundër sëmundjeve të zemrës

Studimet kanë gjetur një lidhje midis sasisë të lartë të likopenit me një reduktim deri në 30% të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.

8- Parandalon mpiksjen e gjakut

Sasia e lartë e phutonutirentëve gjetur në domate, ndihmojnë në parandalimin e formimit të trombociteve dhe mpiksjeve të gjakut.