Ja kartëmonedhat e reja që hidhen në tregun shqiptar me 17 janar

377

Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale.

Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.

Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën ne qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë. Shtimi i kësaj të fundit, pra i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 Lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë sonë. Njëkohësisht, vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje.