Ja kënga shqiptare më e kërkuar në Shazam

116

Talentet e reja në muzikë po bëjnë që Shqipëria të përmendet ndërkombëtarisht.

Kënga “Te molla” është sjellë në një version modern verën e kaluar nga tre të rinj shumë të talentuar, Killua, Arnon dhe Jonisa.

Kënga u kthye në hit në shumë pak kohë, jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Madje, kjo këngë ka fituar platinum në ITunes dhe është renditur ndër në 50 këngët më të kërkuara në Shazam në të gjithë botën.

Këtë gjë e ka zbuluar Aurela Gaçe me anë të një postimi në Instagram, ku ka treguar edhe mbështetjen e saj ndaj të rinjve.