Ja ku ndodhet restoranti më i mirë në botë

69

Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.

“Volfgat”, me vetëm 6 pjesëtarë stafi pa trajnim zyrtar, është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut.

Shefi i kuzhinës, Kobus van der Merve i kërkon përbërësit e përditshëm në breg të detit.

Zakonisht, çmimi i shkon restoranteve të përballueshme. “Volfgat”, që ofron një meny me 7 pjata për 850 rand, ose rreth 60 dollarë, mund të presë vetëm 20 persona në një vakt.

Kryekuzhinieri thotë se filozofia e tij është të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur te produktet dhe t’i mbajë ato të pastra, të egra dhe të patrajtuara.

Mes anëtarëve të jurisë që akordoi çmimin është edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i restorantit “Noma” në Danimarkë.