Ja kush është lajmi i mirë i protestës së djeshme

234

Është zhvilluar dje tek Piramida, në orën 18.00, Koncerti Protestë i paralajmëruar nga një sër artistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.koncert-proteste-logo-fcbNe jemi mësuar të shikojmë protesta të dhunshme, me shumë rrëmuje e zhurmë mediatike. Jemi mësuar që në udhëheqje të protestave të jetë një formacion politik i caktuar. Aq jemi mësuar sa mund të mos e konsiderojmë protestë asnjë organizim që nuk i përngjan përshkrimit të mësipërm.

Mirëpo, po hyn një frymë e re protestash, e cila duket se po sfidon mentalitetin e krijuar ndër vite dhe po tregon një qytetari të jashtëzakonshme. Ne duhet të mësohemi se protestat mund të jenë edhe paqësore dhe se mosmarrveshjet mund të zgjidhen edhe paqësisht. Kauzat e drejta nuk kanë nevojë për protesta të dhunshme. Gerard Way thotë: ”Thoni çfarë të doni, por jo në mënyrë të dhunshme”.

Kjo formë e re protestash është një lajm i mirë për realitetin shqiptar, e cila na jep më shumë shpresë që zëri qytetarë do të merret në konsideratë.

Në këtë Koncert Protestë ishin Elina Duni dhe Eda Zari të mbështetur nga disa artistë të tjerë si: Gent Rushi, Jericho, Genc Salihu, Ilir Bajri, Linda Rukaj, Alban Nimani, Marsela Çibukaj, Kamela Islamaj, Ermal Rodi, Olsa Papandili, Emijan Dhimo, Armend Xhaferi dhe DJ ODA.

[fbvid]https://www.facebook.com/avdorian.matlija/videos/1134311549951411/[/fbvid]