Ja mediat e huaja që i kanë kushtuar rëndësi Shqipërisë turistike

64

Shqipëria është pjesë e destinacioneve që duhet të vizitohen gjatë 2019 në listat e mediave dhe blogjeve të huaja të udhëtimit.

Në harkun kohor të 7 ditëve, “Lonely Planet”, “Who” dhe ” Il sole 24 ore” i kanë kushtuar Shqipërisë artikuj që e përshkruajnë atë si vendi me bukuri marramendëse natyrore, me histori e tradita për t’u njohur, me mikpritjen dhe buzëqeshjen për të mos u humbur.

Një shkrim i veçantë i kushtohet dhe agroturizmit, një atraksion i shtuar që po zhvillohet falë investimeve dhe politikave zhvilluese të qeverisë.