Projekti “Njëqind drita për të gjithë” ka pasur si objektiv rivitalizimin total të lulishtes “Vaso Kadija” në Shkodër dhe kthimin e saj në një nga qendrat kryesore të rekreacionit në qytet.
Rritja dhe përmirësimi i sipërfaqeve të gjelbra si hapësira rekreative me elementet e sistemimin urban është realizuar përmes rikualifikimit të 4700 m2 sipërfaqe lulishte duke e plotësuar atë me elementë dekorativë, stola e tavolina dhe rikonceptuar ndriçimin përmes vendosjes së 100 ndriçuesve LED me efekte dekori dhe 19 ndriçuesve të lartë LED, duke e bërë jo vetëm më tërheqëse frekuentimin e saj por edhe më të sigurt.
Hapësirat e dedikuara për grupmoshat e ndryshme kanë krijuar tashmë mundësinë që fëmijët të kenë këndin e tyre të lojërave ku të argëtohen të sigurt.
Gjithashtu moshat e treta kanë stola dhe tavolina ku mund të kalojnë kohën e tyre të lirë.