Ja pse ka mbetur zakon t’i themi ”shëndet” dikujt që tështin

90

Në Shqipëri eshtë një zakon i bukur që sa herë që teshtijmë, dikush të na thotë menjëherë “shëndet”. Edhe në Britaninë e Madhe kur dikush teshtin, i thuhet “bless you”, që do të thotë “bekime”.

Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi.

Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.