Ja pse vjeshta është koha më e mirë për të udhëtuar

1148

Vjeshta tashmë ka ardhur dhe së bashku me të kanë ardhur edhe gjethet mahnitëse, moti pak më i ftohtë dhe kungujt.

Por, a e keni ditur se vjeshta është gjithashtu edhe koha më e mirë e vitit për të udhëtuar?

Këto janë arsyet pse duhet t’i paketoni çantat dhe të udhëtoni këtë vjeshtë:

1- Moti është i butë

Moti i vjeshtës është i përsosur për të eksploruar, qoftë ndonjë qytet apo ndonjë park kombëtar. Nuk është shumë nxehtë dhe as nuk është shumë ftohtë, gjë që jua mundëson ta vizitoni zemrën e ndonjë vendi në një klimë të rehatshme. Gjithashtu nuk keni nevojë të brengoseni për djersitjen.

2- Udhëtimi është më i lirë

Për udhëtarët që nuk kanë shumë buxhet, vjeshta është një nga kohërat më të lira të vitit për të udhëtuar. Teknikisht është një “sezon i vdekur”, pasi si biletat e aeroplanit ashtu edhe hotelet në përgjithësi janë më të lira në vjeshtë sesa në verë ose gjatë pushimeve.

3- Destinacionet e popullarizuara janë më pak të mbushura me njerëz

Të udhëtosh në vjeshtë do të thotë t’i evitosh turmat e njerëzve që zakonisht janë gjatë verës, fëmijët kthehen nëpër shkolla dhe shumica i kryejnë pushimet në verë.

4- Gjethet janë mahnitëse

Vjeshta është kohë e bukur për të udhëtuar falë ndryshimit të gjetheve. Merreni me qira një kabinë në male, ndonjë udhëtim rrugor ose thjeshtë qëndroni në një fshat piktoresk për të përjetuar ngjyrat e kuqe, të verdha dhe portokalltë të natyrës.

5- Ka shumë festivale

Në vjeshtë mbahen shumë festivale epike nëpër botë, si Oktoberfest, Diwali, Java e Modës në Londër dhe Dia de los Muertos, sipas “pushime.com”.

6- Ushqimi sezonal është mahnitës

Kuzhina vjeshtore është krejt tjetër muhabet. Molla, pjeshkë, kunguj dhe patate, vjeshta gjithashtu është koha më e mirë e vitit për verë dhe darka.

Burimi: Lexo.al