Ja sa do të jetë çmimi i biletës për në Mars

135

Marsi mund të jetë një ndër destinacionet e ardhshme ekskluzive dhe sigurisht, të veçanta.

Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla, shkruan në një status në Twitter se sa do të jetë çmimi i biletës për në Mars: nga 100 mijë deri në 500 mijë dollarë (në varësi të numrit të udhëtarëve) kurse kthimi është falas.

Sipas objektivave të SpaceX, në të ardhmen e afërt, do të mund të transportohen deri në 100 i pasagjerë në Mars dhe ndoshta të shkohet edhe në planetë të tjerë më larg. Kompania aeronautike amerikane po punon për ndërtimin e Starship, një raketë tërësisht prej çeliku që Musk ia prezantoi botës në Twitter jo më shumë se një muaj më parë.