Ja sesi të mbani të fshehur vendndodhjen tuaj gjatë një telefonate në WhatsApp

38

Për thirrjet, WhatsApp tradicionalisht ka përdorur lidhjet e drejtpërdrejta peer-to-peer. Edhe pse është lidhje e shpejtë, ajo mund të ekspozojë adresën tuaj IP.

Por së fundi WhatsApp ka sjellë një funksionalitet me të cilin mund të fshihni adresën tuaj IP gjatë një thirrje audio dhe video.

Ja sesi të mbroheni gjatë thirrjeve WhatsApp

WhatsApp prezantoi një opsion quajtur Protect IP Adress, ku sipas Meta, fsheh adresën tuaj IP duke kaluar thirrjen nëpër serverët e WhatsApp. Vlen të theksohet se ky funksionalitet është bërë i disponueshëm vetëm në versionet e fundit të WhatsApp.

Prandaj përpara duhet të shkoni në App Store dhe Google Play Store për të parë nëse një përditësim është i disponueshëm.

Më pas duhet të ndiqni hapat si mëposhtë për të fshehur adresën tuaj IP dhe si rezultat vendndodhjen.

  1. Lançoni WhatsApp dhe shkoni në Settings
  2. Klikoni Privacy dhe më pas Advanced
  3. Më pas do të shikoni opsionin Protect IP Adress in calls të cilën mund ta aktivizoni

Vlen të theksohet se cilësia e thirrjes mund të bjerë në aktivizoni këtë funksionalitet. Kjo sepse thirrjet peer-to-peer janë më të shpejta.

/pcworld.al