Ja si do të transformohet Maliqi, nënshkruhet marrëveshja 160.5 milionë lekë

75

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka lidhur kontratën për projektin e rivitalizimit urban të bulevardit Maliq – Drithas. Ky bulevard ka një gjatësi 1100 metra dhe do t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor.

Rivitalizimi i bulevardit do të kushtëzojë gjithë zhvillimin e aktivitetit urban, përmirësimin e gjendjes së rrugëve në nivel lokal dhe një pjesë të mirë të reduktimit të ndikimeve negative të zonës përreth” shkruhet në dokumentet e tenderit të zhvilluar.  Bashkia Maliq ka një popullsi prej 64.664 banorësh të shpërndarë kryesisht në fshatra.

Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet dhe opsionet): 133,8 milionë lekë pa tvsh ose 160.5 milion lekë me tvsh. Punimet do të kryhen nga operatori ekonomik “Be-Is” me të cilin një ditë më parë është lidhur kontrata.