Ja si mund të rekrutoni staf të kualifikuar

235
Woman during job interview and four elegant members of management; Shutterstock ID 370947476; PO: angelikiJ-for robin kawakami

Fatkeqësisht, edhe punonjësit më të kualifikuar nuk vlerësohen siç do të duhej në pjesën më të madhe të kompanive. Kjo është një prej arsyeve se përse një numër i madh prej tyre nuk japin maksimumin në punë, por vetëm përmbushin detyrat që u janë caktuar.

Aftësia për të dalluar dhe për të punësuar punonjës të një niveli të lartë është një plus shumë i madh edhe për vetë kompaninë. Por pjesa më e madhe e kompanive dështojnë në punësimin e punonjësve të kualifikuar.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2015, nga një Shoqëri Menaxhimi Burimesh Njerëzore, vetëm 20% e punonjësve të 521 kompanive ishin punonjës me një nivel kualifikimi të lartë. Kjo shifër rezultoi të ishte alarmuese për shumë kompani, të cilat nuk i kushtonin shumë rëndësi procesit të përzgjedhjes së punonjësve.

Më poshtë do të gjeni disa strategji për të punësuar punonjës me kualifikim të lartë:

1- Kandidati ideal

Nëse ju nuk keni një imazh të qartë të kandidatit ideal për një pozicion të caktuar, atëherë do ta keni shumë të vështirë për të bërë përzgjedhjen e duhur. Për të mos i shtuar një pike të tillë edhe pasiguritë që mund të ketë kandidati gjatë intervistës së punës, nëse është i duhuri për këtë pozicion pune apo jo.

Nëse keni shpallur një vend vakant në kompaninë tuaj dhe nëse pozicioni kërkon kandidatë të mirëkualifikuar, përpara se të zhvilloni intervistat, këshillohet që të uleni paraprakisht dhe të shkruani aftësitë që ky punonjës duhet të ketë, për të pasur një imazh sa më të qartë të kandidatit që po kërkoni.

2- Përfshini edhe stafin tuaj në këtë përzgjedhje

Në ditët e sotme, procesi i të punësuarit të një kandidati mund të jetë më i saktë nëse ju përfshini në këtë përzgjedhje edhe stafin tuaj.

Në rast se intervista është e regjistruar, ju mund ta ndiqni atë edhe me punonjësit e tjerë dhe t’i pyesni ata se çfarë mendojnë.

Kjo taktikë do të ishte zgjidhja e duhur nëse pozicioni për të cilin bëhet fjalë, pjesën më të madhe të punës do ta ketë në bashkëpunim me të tjerët, punën në skuadër pra jo individualisht, sepse punonjësit aktualë do të zgjidhnin atë kandidat që do t’i dukej më i përshtatshmi, dhe ku ka më mirë se fryma e bashkëpunimit.

4- Mos hezitoni të kontaktoni punonjës që keni bashkëpunuar në të kaluarën

Nëse keni të lirë një pozicion pune për të cilin do të ishte i përshtatshëm si kandidat ndonjë nga punonjësit me të cilët keni punuar në të kaluarën, mos hezitoni t’i kontaktoni.

5- Dëgjoni edhe kandidatin, mos bëni vetëm ju pyetje

Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2015 nga LinkedIn, u anketuan 7 milionë përdorues të këtij rrjeti. Sipas rezultateve, pjesa më e madhe e punonjësve që largoheshin nga një kompani e caktuar ishte sepse kompania në të cilin ishin aktualisht nuk i jepte mundësinë për t’u rritur profesionalisht.

Në mënyrë që të parandaloni një gjë të tillë, këshillohet që jo vetëm punonjësit me të cilët keni vite që punoni, por edhe punonjësit e rinj që do t’i punësoni, t’i dëgjoni dhe t’i pyesni për pakënaqësitë apo gjërat që do të donin të ndryshonin.

Burimi: Revista Monitor