Ja si mund të rrisni produktivitetin dhe lumturinë e punonjësve

226

0c961cfAvantazhet e një stafi me punonjës të lumtur janë evidente dhe nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Përveç lidhjes që ekziston ndërmjet lumturisë dhe një niveli të lartë produktiviteti, një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është se një forcë punëtore e stresuar dhe e palumtur krijon një mjedis “të mjerueshëm” në punë.

Lajmi i mirë është se krijimi i një mjedisi pune në të cilin punonjësit do të ndiheshin të lumtur është lehtësisht i arritshëm. Përveç elemetëve të tillë si rritja e mundësive, e përfitimeve, të pasurit e një komunikimi sa më të qartë dhe vënja në pah e arritjeve të punonjësve, ka edhe shumë të tjera që do e bënin stafin tuaj të buzëqeshte dhe të jepte maksimumin e tij.

Objektiva të qarta dhe vizion për biznes – Nëse në një botë ideale të gjithë punonjësit do të punonin për të dhënë maksimumin e tyre, bora reale tregon të kundërtën. Punonjësit duhet të jenë të qartë se cilat objektiva duhet të përmbushen brenda një afati të caktuar sepse një gjë e tillë krijon disiplinë dhe rrit rendimentin.

Transparenca – Ashtu siç mund të jetë përcaktimi i qartë i objektivave një element shumë i rëndësishëm është edhe transparenca. Sipas një studimi të kryer nga TinyPulse transparenca është faktori Nr. 1 që çon në lumturinë e punonjësve.

Thashethemet e shkurtimeve të mundshme mund të shkaktojnë vetëm shpërqendrim të punonjësve. Edhe nëse keni për t’i dhënë lajme të këqija punonjësve këshillohet më mirë t’ia thoni dhe të tregoheni të sinqertë sesa t’i lini në ankth sepse rezultati mund të jetë më mirë krahasuar me ankthin e shkaktuar dhe rritjen e agresivitetit pasiv tw tyre.

Ndihmojini punonjësit tuaj – Ndihmojini punonjësit tuaj sidomos nëse ata janë të rinj dhe investoni sa më shumë tek ata dhe do ta shikoni se impenjimi i tyre do te jetë më i lartë.

Lista e prioriteteve – Krijojini mundësinë punonjësve që të kenë listën e tyre sipas prioriteteve pa i shkaktuar stres, një gjë e tillë do t’i japë atyre edhe më shumë besim tek aftësitë e veta dhe do t’i bëjë të ndihen më të lirë.

Mundësia për të punuar nga shtëpia – Pjesa më e madhe e punonjësve e kanë të detyruar të paraqiten në zyrë dhe të punojnë për 8 ore rrjesht. Një prej avantazheve që mund t’i jepet disa punonjësve është të punojnë nga shtëpia e tyre, një gje do t’i bëjë ata të ndihen më të lirë, më të gëzuar dhe rrjedhimisht do të kenë edhe rendiment më të lartë.

Sa më pak mbledhje – Edhe pse mbledhjet mund të jenë shumë të rëndësishmë për ecurinë e një kompanie mundohuni që t’i evitoni sa më shumë duke ndihmuar në shkëmbimin e lirë të ideve dhe në një komunikim sa më të qartë.

Burimi: Revista Monitor