Ja si të forconi kujtesën dhe të stërvitni trurin

25

Ekzistojnë disa truke dhe strategji që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

    1. Lidheni kujtesën me vendin

Është e rëndësishme ta lidhësh  kujtimin  me mjedisin ku ai u krijua. Si për shembull , nëse kujton aromën  në ajër kur po dëgjoje një shaka, të ndihmon  shumë për të kujtuar shakanë. Kur je në provim dhe nuk të kujtohen një pyetje që e ke  lexuar, fokusohu në vendin se ku po e mësoje, ambientin ku po rrije dhe kujtesa do jetë më e qartë.

    1. Shtrëngo grushtin

Kërkuesit  kanë arritur në përfundimin se ndihmon në kujtesë shtrëngimi i grushtit të djathtë . Kur jeni duke  bërë listën e pazarit, ose kur po përpiqeni të memorizoni një numër, shtrëngoni grushtin e djathtë dhe, kur të jeni duke u përpjekur të kujtoni, përsërisni veprimin. Kjo lëvizje mendohet se aktivizon zonën kyç në tru për të rikujtuar.

    1. Mëso diçka të re çdo natë

Mënyra më e mirë për të forcuar memorien është që çdo natë të lexoni informacione të reja. Kjo ndihmon sepse gjatë natës nuk merren informacione të reja dhe ato që lexohen para se të flihet mbahen mend më mirë ditën tjetër.

    1. Shikoni foto të kafshëve të vogla, si kotelet

Foto të lezetshme të kafshëve jo vetëm që bëjnë të ndiheni më mirë , më të lumtur, më të qeshur, por ndihmojnë në përqendrim.

Në një eksperiment të kryer nga Universiteti Hiroshima, 132 pjesëmarrësve iu kërkua që të  luanin një lojë. Shumica dështuan në përpjekjen e parë. Më pas atyre iu kërkua që të shikonin disa foto të lezetshme të kafshëve. Pas kësaj performanca e studentëve u rrit me 44%.

    1. Pini më shumë qumësht

972 personave iu kërkua që të plotësonin  disa formularë me të dhënat e tyre dhe më pas iu nënshturan testeve psikologjike. U vu re se personat që konsumonin qumësht 6 -7 herë në jave kishin rezultate mbresëlënëse në krahasim me ata persona që nuk konsumonin pothuajse aspak qumësht.

    1. Bëni më shumë ushtrime

Ushtrimet e ndryshme, sidomos ato aerobike, kanë provuar se përmirësojnë  shumë aftësinë e trurit për të përthithur informacione të reja.

Ushtrimet gjithashtu inkurajojnë prodhimin e qelizave të reja të trurit në zonën e hipokampusit, e cila është zona përgjegjëse për të mësuarin dhe kujtesën.

    1. Vërtisni sytë

Kjo mund të përbëjë një problem në pamje të parë, duke pasur parasysh se në qoftë se ju e bëni këtë veprim, shumë njerëz mund t’ju shikojnë me dyshim. Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të  tjerët. Sipas studimeve, është më se e nevojshme që për të ruajtur  përqendrimin duhet të vërtisësh sytë 30 sekonda vertikalisht, 30 sekonda horizontalisht dhe për 30 sekonda ta përqendrosh shikimin përpara. Kjo sepse pjesa e majtë dhe e djathtë e trurit kryejnë procese të ndryshme dhe lëvizja e tillë ndihmon në komunikimin midis tyre.

    1. Thojeni më zë të lartë

Kjo është edhe metoda më e thjeshtë për të mbajtur mend. Të thuash me zë të lartë, apo edhe ta thuash me vete, se ku i ke lënë çelsat, apo se çfarë do blesh në dyqan, ndihmon shumë për të kujtuar më vonë.

    1. Thuaji stop duhanit

Duhani shkakton dëme të mëdha në  memorie. Nga 70 persona të moshës 18-25 vjeç që iu kërkua të mësonin një listë përmendësh , ata që nuk pinin duhan arritën të mbanin mend mesatarisht 81% të listës, kurse duhanpirësit mundeshin të mbanin mend vetëm 59%.

    1. Përdorni imagjinatën

Kujtesa juaj ndihmohet më shumë nëse përdorni imagjinatën dhe figura për të mbajtur mend vende ose njerëz të ndryshëm, më shumë se sa po të përdorni fjalë.

Për shembull ,nëse ju takoni një person të ri, përpiquni të fiksoni diçka mbi fytyrën e tij dhe, kur t’ju duhet të kujtoni emrin, do të jetë më e thjeshtë nëse kujtoni një detaj karakterizues.

    1. Pini çaj jeshil

Sipas hulumtuesve shkencorë, konsumimi i rregullt i çajit jeshil ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Ky çaj përmban dhe molekulën organike EGCG, e cila luan rol kyç në frenimin e shfaqjes së sëmundjeve si alcajmeri , si dhe është e pasur në antioksidues që mbrojnë njeriun nga sëmundjet e lidhura me moshën.

    1. Hani çokollata

E testuar në mbi 2000 vullnetarë, teoria se çokollata ndihmon në përmirësimin e kujtesës është më se e vërtetë.

    1. Mësoni të paktën një gjuhë të huaj

Të mësuarit e një gjuhe të huaj  përmirëson memorien, madje edhe në një moshë të madhe.

Dygjuhësia mendohet se vonon me disa vite sëmundjet degjeneruese të trurit, si çmenduria, dhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes së trurit.

    1. Shikoni natyrën

Sipas studimeve, personat që ne ecjet e tyre të përditshme shikonin natyrë, dilnin 20% më mirë në testet e memories se sa personat që kur dilnin shikonin vetëm rrugë dhe ndërtesa.

Thjesht shikimi i fotove të natyrës shoqërohet me shumë efekte të dobishme.

    1. Flini mjaftueshëm

Një gjumë i bollshëm shkakton ndryshime në tru, që ndihmojnë në kujtesë. Gjumi ndihmon kujtimet e reja që të fiksohen më mirë në tru-një proces ky që shkencëtarët e quajnë konsolidim i memories.

Kjo ndodh sepse lidhjet midis qelizave të trurit forcohen nga një pushim i duhur.

Kur zgjohesh pas një gjumi të mirë, aftësia për të përthithur njohuri të reja rritet ndjeshëm.